Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka riaktivizuar profilin e vet personal në Facebook dhe ka një porosi për ata që kanë hakuar faqen e tij zyrtare me mbi 35 mijë ndjekës dhe nëpërmjet saj po përpiqen të dezinformojnë opinionin dhe të nxijnë imazhin e tij.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Paturpësia e disa personave për të nxirë imazhin tim nuk njeh kufij. Kanë hakuar faqen time zyrtare dhe janë duke e keqpërdorur në mënyrën më të ulët.. Ky është profili im personal, që e kam përdorur më herët dhe sot e riaktivizova, kurse sa i përket faqes sime zyrtare të hakuar është angazhuar avokat dhe keqbërësit do të përgjigjen para ligjit.
Me nderime, 
Bilall Kasami