Peshkatarët në Vlorë kanë nxjerrë nga deti një minë e cila dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Mësohet se mina ngeci në rrjetet e peshkimit pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë pas zbulimit të minës, peshkarexha është ankoruar në zonën e Triportit. Fatmirësisht, mina nuk ka shpërthyer, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues ‘Mikaela’ ka bërë apel për ndihmë. Ai ka kërkuar që forcat xheniere dhe policia t’i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.

Ndërkohë, në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë të mundur çaktivizimin e kontrolluar të minës detare.