BESA e Bilall Kasamit ka nisur me punë për formimin e komisionit i cili do të merret me organizimin e e Kongresit të parë, që do të mbahet më 24.02.2018.

Përkundër paralajmërimit, përfaqësues të Lëvizjes Besa edhe sot nuk kanë dorëzuar padi në Gjykatën Administrative lidhur me atë se kush ka të drejtë në këtë Lëvizje, pas shkarkimit të kryetarit Bilall Kasami nga Këshilli Qendror.

Dega e Shkupit e Lëvizjes Besa njoftoi se kanë angazhuar avokatë për përgatitjen e lëndës. Ata shprehen optimist se vendimi i Administratives do të jetë në favor ushtruesit të detyrës kryetar, Nexhbedin Kahremani. Deputeti Fadil Zendeli deklaroi se grupi parlamentar i Besës funksionon i bashkuar.

Mbështetësit e ushtruesit të detyrës kryetar, Kahremanit thonë të kundërtën. Sipas tyre grupi parlamentar i Besës nuk mund të funksionojë si unik derisa për shkarkimin e Kasamit kanë votuar të ndarë. Kongresi i Lëvizjes Besa është caktuar për më 24 shkurt. /TS.mk