Urim Saliu

Dikush megjithatë fshihet pas këtij skenari që ka përcarë kaq keq një parti opozitare që shqiptarët më shumë se asnjëherë kanë nevojë.Në terrenin e vështirë të politikës kur shihej si një ndryshim, megjithatë nuk ia doli edhe një parti e re ta tejkalojë vetveten.Ky dramacitet që në shikim të parë dukej artificial për tu shfaqur vrullshëm pas një heshtjeje paszgjedhore, ka të ngjarë që të shndërrohet në një betejë të pakompromis për liderin, këtë që cdo parti shqiptare e ka në AND-në e vet.Menduam se te Besa nuk ekziston ajo kalaja e pathyeshme , por ra ky moment dhe u pamë.Për mënyrën si zhvillohen ngjarjet Kongresi duket larg, por nëse ndodhë që këto përplasje të bëhen edhe më të ashpra, atëherë më mirë të mos mbahet nën këto tensione konfliktesh.
Kur e paralajmëruam se në Lëvizjen Besa ka fraksione, meqë ishte kohë zgjedhjesh, na mbërthenin me komente më fyese duke shkuar aq larg sa na bënin të shitur, ordinerë, përcarës, të paguar nga qarqe të errëta.Ne dinim shumë më tepër , por nëse s’mund ta thoshim se kush në të vërtetë është i paguar nga ato qarqe të paktën e dinim se ne nuk ishim.

Kujtonin se ne ishim ata që shpifnim , se donim t’i ndihmonim BDI-së për të fituar sërish.BDI në fakt nuk është se ka nevojë për ne, as për propagandën tonë sepse ajo saktë e di se kur përballë ka parti që vetë e shkatërrojnë vetveten , atë e mposht si të dojë.
Askush më shumë se vetë oponentët , nuk I ka ndihmuar asnjë propagandë tjetër BDI-së për të fituar.Opozita shqiptare ka qenë gjithnjë ankthi që e krijoi vetë.Ata nuk arritën asnjëherë ta zbulonin atë njeriun e infiltruar që hyn në parti ndryshe por del si një informatorë I shkëlqyer.Sa njerëz janë zbuluar më vonë se ishin të tillë.Plot.
Edhe nëse BDI thënë hipotetikisht në momentin që edhe mund ta parandjente se duhej paguar me cdo cmim shkatërrimin e një subjekti ndaj të cilit ndjente rrezik pushteti , ata nuk u desht këtë plan ta vënë kurrë në zbatim dhe pa paguar asnjë qindarkë të vetmë për shkakun se Besa vetë po arrin qëllimin -po shkatërron vetveten .
Ata sot po lëndojnë vetveten.Lëndojnë njëri-tjetrin që ndanin gjithcka bashkë dhe pyetja është ku e kanë ndërgjegjen dhe aq më keq përse ai që qëndron pas gjithë këtij skenari nuk shpërfaqet ose nëse e dijnë ta tregojnë vetë .Dikush patjetër duhet t’I ketë nxitur këto që po ndodhin?.
Por sakaq pas zgjedhjeve ky imazh i saj u përmbys.Ata tani paguajnë cmimin e madh të përplasjes me vetveten.Revoltë kundër njëri-tjetrit në rrugë, afër ordinancave, në rrjetet sociale thuajse cdokund .Heqin nga miqësia në facebook njëri-tjetrin që para pak muajsh të dyja palët luftonin për të njëjtin qëllim.
Një ditë gjakërat do ftohen, por ajo që do ketë ngelur pas është se ata do kenë gjithcka përvec atyre që më shumë kanë nevojë-votuesve që me fajin e njërës apo palës tjetër, s’ka rëndësi, ata pra votuesit do arratisen .
Kur e paralajmëruam se në Lëvizjen Besa ka fraksione , atë kohë na thonin se ata ishin modeli ndryshe i politikbërjes dhe në vend se të pyetej një , ndodhte të kishte mendime më alternative sepse ishin pesë a gjashtë në kupolën e saj lartë.Por kush I përcau në këtë mënyrë , këtë përgjigje e dijnë vetëm ata brenda Besës që kanë dy alternativa: ose të tejkalojnë sa më parë këto kundërthënie, ose do ta vejnë para aktit të kryer vetë këtë lëvizje.Harrojeni se nga jashtë dikush do vijë për ndihmë sepse që gjithë presin të marrin hisen e tyre