Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale ndaj Iris Luarasit, e cila në emisionin Opinion tha se kemi patur kryeministra që kanë deklaruar se ne, pra vendi ynë, ekonomikisht ia kemi kaluar Gjermanisë. “Kjo spekullante iu referua këtu deklaratës time, në të cilën unë kam deklaruar atë që kanë deklaruar dhe konfirmuar të gjitha i institucionet ndërkombetare në atë vit, pra se “rritjet ekonomike të Shqipërisë, në vendet e vogla dhe Gjermanisë, në grupin e vendeve të mëdha, ishin më të lartat”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit

Reagim ndaj papagallës numër 3 të qeverisë, Luarasi!

Të dashur miq, duke ndjekur “Opinion” sonte, papagallja nr 3 e qeverisë, për të mbrojtur Noriegën për kockat që i hedh pa u skuqur dhe pa u zbehur, përdori injorancën e saj totale.

Ajo deklaroi se kemi patur kryeministra që kanë deklaruar se ne, pra vendi ynë, ekonomikisht ia kemi kaluar Gjermanisë!

Kjo spekullante iu referua këtu deklaratës time, në të cilën unë kam deklaruar atë që kanë deklaruar dhe konfirmuar të gjitha i institucionet ndërkombetare në atë vit, pra se “rritjet ekonomike të Shqipërisë, në vendet e vogla dhe Gjermanisë, në grupin e vendeve të mëdha, ishin më të lartat”.

Mirëpo piktori dështak dhe soji i papagajve të tij nuk kanë të qartë se përqindja e rritjes ekonomike të një vendi shpreh rritjen e ekonomisë të atij vendi dhe jo të një vendi tjetër. Kështu që rritja ekonomike e Shqipërisë i referohet vetëm ekonomisë shqiptare, dhe rritja ekonomike e Gjermanisë i referohet vetëm ekonomisë gjermane, e cila është qindra herë më e fuqishme se sa e Shqipërisë.

Por kjo nuk do të thotë kurrë se një rritje 4%, si përqindje referuar ekonomisë shqiptare, nuk është më e madhe si rritje se sa një rritje 3% e një vendi tjetër më të lartë. Mirëpo këto nuk mund ti kuptojë piktori dështak që është një tabula rasa në ekonomi dhe natyrisht nuk kanë dhe nuk mund ti kuptojnë papagajtë e tij. sb