Ngjarja e një dite më parë në qytetin e Shkodrës ishte një këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët. Ndonëse deri tani policia nuk ka nxjerrë asnjë përfundim nga hetimet, janë qytetarët shkodranë ata të cilët po zbardhin të vërtetën.

Sipas tyre synimi i këtij sulmi terrorist ka qenë Lulzim Kulla, i njohur si eksponent kriminal në qytetin verior,por dhe si mbështetës i flaktë i Partisë Socialiste.

Sipas qytetarëve sulmi ndaj Kullës është bërë për hakmarrje dhe prishje të pazareve të drogës.

Denoncimet janë bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Akti terrorist në Shkodër ishte narko-terrorizëm!

Të dashur miq, Shkodra dje u trondit thellë nga një akt i rëndë i mirëfilltë narko-terrorizmi, në të cilin u plagosën 8 qytetarë, nga të cilët katër në gjendje të rënde.

Shënjestra e tij ishte Lulzim Kulla, një baron lokal droge me lidhje të fuqishme me pushtetin. Por eksplodimi i tritolit në shesh ku kishte shumë qytetarë të tjerë, është akti i mirëfilltë narko-terrori, që dëshmon se kanibalët e Kanabisit siç i quante pak ditë më parë trafikantët shqiptarë të kanabisit një gazetë e huaj, janë të gatshëm që për hakmarrjen dhe larjen e hesapeve midis tyre të “hanë”dhe jetë njerëzish të pafajshëm.

Akti narko-terrorist i djeshëm në Shkoder tregon edhe njëherë pasojat katastrofale të politikës së kanabizimit të Norieges dhe përpjekjes së tij për të bërë të paqenë gjëmën e madhe që ai i bëri vendit. Në vitin 2016 Noriega deklaronte se kishte zhdukur 99,8% të kanabisit në Shqipëri, kurse pak javë më parë rrahu gjoksin për suksesin, të cilin e formulo me dy fjalë: “fundi i kanabisit”.

Në të vërtet Shqipëria po përjeton jo fundin por narko-terrorizmin e kanabisit, kanibalizmin e vërtet të baronëve të drogës, si shprehja më mizore e kanabizimit të saj!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhitale. sb

“Pershendetje z Berisha Lulzim Kulla ndaj te cilit u vendos eksplozivi dje asht mbeshtetes kryesor e Partise Socialiste dhe deputetve te saj ne Dukagjin e Shkoder.Ata e nxuren nga burgu per votat edhe pse qelloj mbi policine per te mbrojtur arat e tije te droges ne Dukagjine.Flitet se dinamitin ia kane vu per borxhet e droges.Ai ka grumbullue drogen por parate nuk u a ka dhene”

“Miremengjes Dr Berisha . Luli asht i perzim ne trafiqe e din tan shkodra se asht 1 me policing. Kurse per shefin e policise, oficerin, prokurorin, gjykatesin nuk eshte asgja!!!! Prej nadje deri ne darke rrijne ndreka e darka me kriminela dhe pse mos me ndodh kjo.”