Ish-Kryeministri Sali Berisha propozi në Kuvend miratimin e një rezolute, të cilën e pagëzoi me emrin “rezoluta e llum kazanit” për të mbrojtur gazetarët nga fyerjet.

“Denoncoj para çdo shqiptari qëndrimin banditesk, të turpshëm, skizoikë, të kreut të qeverisë, i cili si askush tjetër në faqen e dheut, askush tjetër në planet, kalon para një grupi njerëzish dhe i thotë mirëmengjes kazan.

Ky poshtërim kolektik, ndaj një grupi vajzash dhe djemsh që bëjnë një detyrë, informimin e publikut, përbën një nga aktet më të pashembullt të paranojës, të skizës, të kulturës së tij.

Të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalët përmbledhëse kazan, do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se çdo përmbajtje e veçantë e kazanit, do të thotë se nuk kënaqesh me një nga përmbajtjet e kazanit,  por do të përfshish të gjitha ato që mban kazani brenda.

Ndaj sot kërkoj miratimin e një rezolute  që do të titullohet e “llum kazanit”, përmes të cilës duhet të dënojë njeriun që mban postin e Kryeministrin dhe përdor këtë post për një ofendim kolektiv që mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike nga të sëmurët më të rëndë”, tha Berisha.

Në vijim, ish-kryeministri  denoncoi rastin e gazetares Anduena Llabani (Jaupi) e cila denoncoi në një emision televiziv lidhjet e Olsi Ramës me grupin e trafikut të drogës së Xibrakës.

“Një gazetare denoncoi vëllaun e llum Kazanit, Olsi Ramës, për lidhjet me trafikun e drogës së Xibrakës. Po çfarë ndodhi? Lluk kazani i çon Gaz Demin që e kërcënon për fjalën e lirë, dhe kur gazetarja me guxim hedh poshtë kërcënimet, i çon Gëllçin e zi, të përfshirë në trafik,  që ti presë rrogën”, tha Berisha.

Fjala e plotë

Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë parlament, i cili çdo gjë tjetër është po parlament nuk është!

Jam sot këtu për të denoncuar para çdo shqiptari qëndrimin banditesk, të turpshëm, skizoid të kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili si askush tjetër në faqen e dheut, si askush tjetër në planet, kalonn para një grupi njërëzish dhe u thotë “mirëmëngjes kazan”. Kjo fyerje kolektive, ky poshtërim kolektiv ndaj një grupi vajzash dhe djemsh, që bëjnë një detyrë, informimin e publikut përbën një ndër aktet më të pashëmbullta të paranojës, të skizës, të kulturës staliniste.

Të vërsulesh ndaj mediave të vendit me fjalën përmbledhëse “kazan”, do të thotë se ke përzgjedhur fyerjen më të rëndë se çdo përmbajtje e veçantë e kazanit, do të thotë se kafshërisht nuk kënaqesh me etiketimin me një nga përmbajtjet, por do të vërsulësh mbi ta çdo përmbajtje që ka kazani. Kam kërkuar dhe kërkoj një rezolutë, e cila do të titullohet “Rezoluta e Llum-kazanit”. Rezoluta e Llum-kazanit duhet të dënojë para shqiptarëve dhe mbarë botës njëriun që mban postin e kreut të ekzekutivit dhe përdor fuqinë e këtij posti për një ofendim të tillë kolektiv, të cilin mund ta dëgjosh vetëm në spitalet psikiatrike nga të sëmurët më të degraduar. Një akt tjetër të shëmtuar kemi këtë javë, kur një gazetare pati kurajo dhe denoncoi vëllain e llum-kazanit, Olsi Ramën si eksponent kryesor të bandës së Xibrakës, çka kam sjellë fakte në mënyrë të përsëritur, llum-kazani i dërgon mesanxherin famëzi Gaz Demi për të kërcënuar një zonjë, një nënë, grua, vajzë, një gazetarë të lirë. Dhe kur ajo me guxim hedh poshtë kërcënimet e një mafiozi, ai urdhëron Gëllçin e tij të zi, bashkëautor në drogë me Olsin, që ti presë asaj rrogën njëlloj sikur Shqipëria të ishte Korea e Veriut. Situata e mediave është katastrofale ndaj kërkoj të vihet në rend dite edhe rezoluta e llum-kazanit, kështu do quhet ajo rezolutë për të rivendosur në vend nderin e mediave shqiptare!