Kryeministri Edi Rama veshi kostumin e babagjyshit në emisionin “Një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” të moderuar nga Ardit Gjebrea dhe ka bërë të lumtur një fëmijë dhe një vajzë rome 26-vjecare.

Po ashtu Rama, i ofroi asaj pozicionin e punës së këshilltares së Ministrit për Çështjet Sociale. Sot kreu i qeverisë me një status në Facebook, i ka uruar mirëseardhjen Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale,” shkruan Rama.