Komisioni Evropian po mendon të vendosë taksën e re “taksa mbi plastikën” për t’i ndalur humbjet në buxhetin e Bashkimit Evropian që sjell BREXIT dhe pritet që të filloj të zbatohet në vitin 2021.

Komisari për Buxhetin, Günter Oettinger, ndodhja e BREXIT-it lë një deficit BE-në prej 12-14 miliardë eurosh në vit, sipas tij mënyra më e mirë për ta menaxhuar këtë problem është shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e të ardhurave dhe plastika duket se përfaqëson një element optimal, shkruan Telegrafi.

Sipas Oettinger, plastika është një problem serioz për mjedisin dhe ajo duhet reduktuar. Vendimi i Kinës për të mos importuar më mbetje plastike nga Evropa të cilat mandej i kthente në lodra për fëmijë e rëndon problemin në fjalë, nga kjo ka lindur ideja e taksimit të plastikës për të ulur prodhimin dhe qarkullimin e saj.

Megjithatë, komisioneri tha se ende nuk ka vendosur për detajet, si nëse tatimi duhet të vendoset mbi konsumatorët apo prodhuesit dhe çfarë duhet të jetë norma.

Gjithashtu, ekzekutivi i BE-së dëshiron të zhvendosë të ardhurat nga tregtia e emisioneve nga niveli kombëtar në BE, duke argumentuar se politika është bërë në nivel evropian.

“Ligji i klimës është diskutuar në nivel evropian, është e mundur që ETS [tregtia e emisioneve] të tregtohet në tregjet e aksioneve evropiane, megjithatë të ardhurat nga këto masa rrjedhin në nivel kombëtar, megjithatë do të ishte logjike që kjo të futet në buxhetin e tregut evropian”, argumenton Oettinger.