BBC i ka kushtuar këngëtares me prejardhje shqiptare një shkrim ku thuhet se Dua është e vetmja artiste femër me 5 nominime në historinë e “Brit Awards”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve britanike do të zhvillohet më 21 shkurt në “O2 Arena” në London dhe sigurisht që Dua Lipa do të jetë qendra e vëmendjes. Për herë të parë një artiste femër është nominuar në 5 kategori në ‘Brit Awards 2018’ ku ndër të tjera është një nga pretendentet kryesore për çmimin më të rëndësishëm ‘album of the year’.

Nominimet e saj të tjera e përfshijnë në kategoritë; ‘best female artist’, ‘best video’, ‘best single’ dhe ‘breakthrough’. BBC News ka shkruar historikun e karrierës së saj ku është theksuar edhe fakti sesi një vajzë në të 13-at erdhi në angli për të bërë realitet ëndrrat e saj dhe shumë shpejt u shndërrua në një yll ndërkombëtar.