Bayern Munich do të udhëtojë nesër në Leverkusen me dy mungesa të mëdha për t’u ndeshur me Bayer Leverkusenin në një ndeshje të vlefshme për Bundesligën gjermane.

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, e konfirmoi se Robert Lewandowski dhe Mats Hummels do të mungojnë në ndeshjen e xhiros së 18-të të Bundesligës ndaj Bayer Leverkusenit, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:30, transmeton Express.

Të dy lojtarët pësuan lëndime gjatë pushimit dimëror në gjermani, me Lewandowskin që pësoi lëndim në gju dhe Hummelsin dëmtim muskulor.

Dyshja është detyruar të stërvitë e vetme në kampin stërvitor të Bayernit në Doha, para se të rikthehej me pjesën tjetër të skuadrës të enjten.