Bashkimi Evropian pret nga pushteti dhe opozita e Maqedonisë që të vazhdojnë me zbatimin e marrëvesjes politike të Përzhinos.

Njëkohësisht, nga Maqedonia presin që të punojë në reformat urgjente dhe në kthimin në rrugën euro-atlantike.

Sipas Deutsche ëelle, kjo përfshihet në dokumentin e BE-së për periudhën që vjen, dhe se vetëm në këtë mënyrë Komisioni Evropian do të mund të propozojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas 24Vesti, Maja Kocijançiq sqaron se tani për tani Komisioni Evropian punon në dy dokumente që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Dokumenti i parë ka të bëjë me Strategjinë që duhet të prezantohet në shkurt, kurse për në prill përgatitet raporti vjetor i përparimit.