Të martën në mbrëmje, Mario Baloteli nuk mund të jepte kontributin e tij për Nicën, dhe ekipi i tij u eliminua nga Monako në çerekfinalet e Kupës së Ligës Franceze.

Sulmuesi ishte i dëmtuar, dhe SuperMario nuk harroi të ishte protagonist, edhe pse jashtë fushe.

Në profilin e tij në Instagram, ai postoi një video nga një seancë fizioterapie, dhe bashkëngjitur me videon, shkroi: “Nuk është ashtu siç mendoni ju, ju betohem”.