Komuna e Prishtinës përmes një urdhërese administrative pati paralajmëruar dënime për ata qytetarë që ndezin fishekzjarre e mjete piroteknike në vende publike në periudhën 30 dhjetor 2017 – 3 janar 2018.

Megjithatë, askush nuk u gjobit. Sipas zyrtarëve komunalë, inspektorët nuk hasën në raste të tilla.