Kjo recetë përveç vitaminave, mineraleve dhe elementeve të tjera ushqyese do mbajë peshën tuaj trupore në normalitet dhe mbi të gjitha do ruajë gjallërinë e mendjes suaj.

Efektet pozitive të kastravecit janë të panumërta, dhe përvëç faktit që ai përmban sasi të lartë uji në përbërjen e tij kjo do ju ndihmojë të largoni dhjamin e tepërt në zonën e barkut. E krahasuar me pijet e tjera energjike, kastraveci do t’ju mbajë të hidratuar dhe larg nga kaloritë e tepërta me anë të vitaminave të kësaj përbërjeje.

Ja receta!

Përzieni këto përbërës për një gotë lëng:

–  1 kastravec
– 1 limon
– 1 tufë të vogël majdanoz
– 1 lugë çaji xhinxher të grirë
– 1 lugë çaji aloe vera
– gjysëm gote ujë

Përzijini në blender këto përbërës dhe konsumojeni para se të shtriheni për të fjetur. Kjo do të ruajë aciditetin e stomakut në normalitet pa ju shqetësuar gjatë gjumit.