Të hënën në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, janë arrestuar dy të dyshuar pasi që kishin sulmuar fizikisht një person.

Njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me pistoletë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk e kishte goditur.

Në vend të ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një thikë, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.