Policia britanike sot i arrestoi pesë burra dhe një grua për shkak të dyshimit se i takojnë grupit ultradjathtist ekstremist Aksioni nacional.

Siç kumtoi policia, të arrestuarit të moshës prej 21 deri 37 vjeç, janë akuzuar se i takojnë atij grupi, i cili është i ndaluar prej vitit 2016.

Policia po heton disa objekte lidhur me arrestimin, ndërkaq ceket se të gjashtë personat deri më tani nuk kanë qenë të dënuar. Në rrjedhë është marrja e tyre në pyetje nga policia