Mbrëmë rreth orës 12. 00, policia ka kryer aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Tetovë.

“Gjatë kontrollit, në objekt janë kapur tre femra, prej të cilave njëra ka qenë shtetase e Maqedonisë, ndërkaq dy, D.S. (26) dhe N.D. (18) shtetase të Republikës së Shqipërisë. Të tre femrat janë arrestuar dhe janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër shtetasve të huaja do të dorëzohen paraqitje për keqpërdorim të qëndrimit turistik”, thuhet në kumtesën e Policisë së Tetovës.