Arratisje spektakolare mund të cilësohet ajo e shqiptarëve nga Departamenti i Transferimeve, Komisariati i Petro Ralli në Greqi.

Kështu e cilësojnë mediat greke këtë ngjarje, ku disa prej të cilave raportojnë për dy shqiptarë të arratisur dhe disa të tjerë për tre, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.

Njësi të policisë greke në Athinë kanë filluar nga orët e para të së enjtes një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen e tyre.

Ata u arratisën në mënyrë spektakolare gjatë natës, nga qelia e izolimit e gjykatës së Athinës dhe u zhdukën në drejtim të paditur.

Bashkë me ta u arratis edhe një shtetas gjeorgjian, i cili nuk arriti të largohet shumë dhe u kap në oborrin e gjykatës, ku ishte fshehur në errësirë.

Sipas të dhënave më të fundit, të arratisurit kishin me vete një limë, me të cilën ata prenë hekurat e qelisë, që ndodhej në katin e dytë. Pastaj ata zbritën, duke përdorur çarçafët që ishin në shtretërit e tyre.

Fillimisht mediat greke raportuan se ata po mbaheshin në izolim, në pritje që të dëregoheshin në burgjet e vendit.

Në fakt, ata po vinin nga paraburgimi dhe gjatë ditës së sotme do të do të duhej të paraqiteshin para trupit gjykues që do të shqyrtonte akuzat kundër tyre.

Shqiptarë akuzohen për vepra që kanë të bëjnë me lëndët narkotike dhe për vrasje.b.l/noa.al/