Presidenti i FSHF, Aramando Duka ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të Federatës së Futbollit. Përmes një statusi në Facebook, Aramando Duka ka njoftuar se do të kërkojë mandatin e pestë në krye të FSHF. Zgjedhjet do të zhvillohen në datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit, ndërsa përballë Armando Dukës pritet të kandidojë edhe deputeti Bashkim Fino.
Statusi i Dukës:

Së bashku për futbollin
Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni.
Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.
Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.
Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.
Me respekt Armand Duka