Deputetët Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski dhe Johan Tarçulovski mbeten në paraburgim.
Gjykata e Apelit në seanca të paparalajmëruara ka refuzuar ankesat e tyre, si dhe ankesat e të akuzuarve tjerë, përshirë këtu edhe Jane Çenton, sit ë pabaza dhe kanë konfirmuar vendimet për paraburgim të gjykatës së shkallës së parë.
“Gjykata e apelit Shkup, pas seancave të paparalajmëruara sot ka sjellë vendim me të cilat i ka refuzuar si të pabaza ankesat e të akuzuarve dhe ka konfirmuar vendimet e Gjykatës themelore Shkupi 1 të sjellën në kuadër të lëndëve në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 edhe atë për të akuzuarit I.C., A.A., L.A, J. Ç, J.T., S.V., dhe E.D”, kanë bërë të ditur nga gjykata.