Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, u kërkoi sot falje dhjetëra mijëra pacientëve, operimet e të cilëve janë shtyrë, në mënyrë që personeli i spitalit dhe shtretërit në spitale të lirohen për shkak të rasteve emergjente.

“E di se është vështirë, e di se është frustruese, e di se njerëzit për shkak të kësaj janë të dëshpëruar dhe kërkoj falje”, tha May.