Është prej këngëtarëve me të dashur që ka estrada shqiptare, dhe kjo me plot të drejtë meqë përgjatë karrierës së tij ka sjellur vetëm hite e produktivitet në tregun muzikor, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për Sinan Hoxhën i cili krahas muzikës po ja del shumë mirë të jetë edhe i përkushtuar ndaj familjes, ani pse angazhimet e tij janë të pafund.

Shpesh-herë në intervista i pyetur nëse i ndihmon ndopak Andrrës me punëst e shtëpisë, përgjigja e tij rezultonte negative, por kësaj radhe del të jetë e kundërta edhe pse e kemi të qartë se e ka bërë nga të qenit romantik. Andrra është me fat për një bashkëshort të tillë që i’a ka anën edhe kah kuzhina teksa tregon se po përgatit dicka për të.

Epo vështirë të gjesh të tillë që të paktën tentojnë të bëjnë dicka për bashkëshortet e tyre në këtë pjesë.