Propozim ligji për amnistinë nga VMRO DPMNE, me të cilin planifikohet përfshirja e të dyshuarve në të enjten e përgjakshme në Parlament, mund të jetë një hyrje për një krizë të re politike, vlerësojnë ekspertët. Analisti Andreja Stojkovski beson se në qoftë se nuk arrihet një amnisti e mundshme, kjo do të ishte një ftesë për një kohë në të ardhmen nëse dikush bën vepër të tillë apo të ngjashme, ta kushtëzojë bashkëpunimin politik dhe funksionimin e institucioneve.

Është koha që Maqedonia të fillojë të ofrojë përgjegjshmëri. Sipas meje çdo lloj ligji për amnisti do të jetë vetëm shkatërrim i plotë i shtetit dhe kthim në një proces të ri, të një krize të re politike që duhet të tejkalohet me instrumente të tjera – deklaroi Andreja Stojkovski, MCEO.

Ky njoftim i VMRO DPMNE-së lë hapësirë për interpretim se paraqet kusht për qeverinë, nëse dëshiron të fitojë mbështetje për ligjet në Kuvend, për të cilat i duhet shumicë prej dy të tretash. Stojkovski beson se qeveria megjithatë duhet ta hapë procesin e pjesëmarrjes së opozitës në grupet e punës në ligjet e parashikuara për reforma, që në fazën fillestare të krijimit të teksteve. Por, sipas tij, VMRO DPMNE duhet ta tejkalojë veten.

Të pranojë se gjyqësori është ashtu siç e lanë dhe se procesi do të jetë i lirë në gjykatë dhe do të duhet prokuroria në barrë të tij ta dëshmojë fajin e të dyshuarve. Paramendoni se çfarë do të jetë rezultati për pushtetin dhe prokurorinë, nëse ajo pas përfundimit të procesit, dështon të dëshmojë se këto të dyshuar janë fajtorë. Do të ishte fatale si për prokurorinë, për shkak të brishtësisë së institucioneve shtetërore, aq më shumë fatale edhe për qeverinë. Unë mendoj se opozita duhet ta tejkalojë veten – tha Andrea Stojkovski, MCEO.

Kryetari i VMRO DPMNE-së Kristian Mickovski tha se nuk ka ambient demokratik për kthim në parlament, për shkak se deputetët e VMRO DPMNE-së janë viktima të persekutimit politik. Një ligj të tillë paraprakisht njoftoi ish-lideri i partisë Gruevski, duke thënë se kjo do të çojë drejt pajtimit./Alsat-M