Në takimin e nesërm të ndërmjetësit Methju Nimic me palët kontestuese  për çështjen e emrit, pritet që  mediatori i Kombeve të Bashkuara të del me një kornizë për zgjidhjen e kontestit i cili brenda për brenda do të implikojë shumë aspekte, jo vetëm çështjen e emrit por edhe çështja e identitetit dhe popullit maqedonas, vlerësojnë ekspertët e fushës ndërkombëtare publike.

Palët janë njoftuar për propozimet qysh në takimet e mëhershme thotë profesori universitar Bekim Kadriu, ndërkaq në takimin e nesërm pritet  Nimic të del me propozim për mënyrën e zgjidhjes së kontestit.

“Nuk është vetëm  çështja e emërtimit të Maqedonisë si shtet, pra vetëm cështja e emrit, por përfshihet edhe pyetja e zbatimit të emrit, a do të jetë ky zbatim vetëm ndërmejt Maqedonisë dhe Greqisë apo do të ketë zbatim erga omnes ndaj të gjithë shteteve tjera dhe organizatave ndërkombëtare që është qëndrimi i Greqisë, pastaj çështja e identitetit, pra emërtimi i popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase”, shprehet profesori universitar Bekim Kadriu.

Takimi i nesërm do të jetë një nismë e re drejt zgjidhjes përfundimtare të kontestit thotë Kadriu duke shtuar se do të ketë lëshime reciproke, me qëllim të arritjes së zgjidhjes e cila do të jetë e pranueshme për të dyja palët Ndryshe, ndërmejtësi Nimic për mediat greke ka sqaruar se në tavolinë, do të ofrohen idetë e mëparshme që janë diskutuar.

Megjithatë sipas tij ekziston moment pozitiv për çështjen e emrit dhe se Qeveria e Shkupit është e interesuar ta mbyllë këtë çështje, ndërkaq pret diskutim të mirë me negociatorët./RTM2