Ambasada britanike në Kosovë ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, derisa Policisë së Kosovës i ka bërë thirrje që të hetojnë tërësisht këtë incident dhe t’i sjellin kryesit e veprës para drejtësisë sa më parë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Ashtu si për çdo vrasje, i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit që të hetojnë tërësisht këtë incident dhe t’i sjellin kryesit e veprës para drejtësisë sa më parë”, theksojë nga kjo Ambasadë.

Për ta, është veçanërisht e rëndësishme që politikanët dhe ata në jetën publike të jenë në gjendje të veprojnë pa frikë nga dhuna.

“Ne i bashkohemi thirrjeve për qetësi dhe apelojmë te të gjithë që të bashkëpunojnë me policinë për t’i sjellë kryesit e veprës para drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre.