Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shihet se si voton me zemër për ligjin e gjuhës shqipe. Me 69 vota “PRO” dhe asnjë kundër u votua Ligjin për gjuhën shqipe, nga 69 vota “Pro” nga të gjithë të pranishmit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, shkruan ts.mk

Kurse me këtë propozim Ligj është ngritur në opinionin e gjerë edhe një propagandë e theksuar më herët se kinse e federalizon shtetin dhe kalkulime të tjera për pikë politike.

Ky Ligj sot u miratua me 69 vota “Pro” në të cilën votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar./ts.mk/