Aktorja franceze, Catherine Deneuve, ka thënë se burrat duhet të jenë “të lirë t’ua gjuajnë” grave.

Ajo është njëra prej 100 grave franceze që shkruan një letër të hapur, duke paralajmëruar për një “puritanizëm” të ri të shkaktuar nga skandalet e kohëve të fundit të ngacmimit seksual, raporton BBC.

Letra vjen pas një valë “denoncimesh” që pretendonin se manjati amerikan i filmit Harvey Weinstein ka përdhunuar ose ka sulmuar seksualisht dhjetëra gra.

Weinstein ka mohuar të gjitha akuzat për seks jokonsensual. Megjithatë, ai ka pranuar se sjellja e tij ka “shkaktuar shumë dhimbje”.

Letra nga shkrimtaret gra franceze, interpretueset dhe akademiket u botua të martën në gazetën franceze “Le Monde”.

“Burrat janë dënuar menjëherë, u detyruan të largoheshin nga punët e tyre, kur gjithë ajo që bënë ishin prekja e gjurit të dikujt apo se përpiqeshin të vidhnin një puthje”, thuhet në letër.