Ndotja enorme e ajrit ka ndezur alarmin tek banorët e Shkupit të cilët kërkojnë urgjentishtë masa afatgjate për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit apostrofojnë numrin e madh të makinave. Nga Qyteti i Shkupit janë në pritje të numrave të saktë nga Institucionet kompetente, dhe më pas do të aktivizojnë masat preventive.

Thuajse në të gjitha komunat e Shkupit sërish është ndezur alarmi i ndotjes. Mbrëmë dhe sot, niveli më i lartë i ndotjes u shënua në komunat Qendër, Lisiçe, Karposh dhe Gazi Babë”.

Gjithashtu, niveli i lartë i ndotjes u shënua edhe në Milladinovcë, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir. Nga Qyteti i Shkupit njoftuan se po përcjellin me kujdes situatën e krijuar por nuk planifikojnë rikthimin e masave të caktuara paraprakisht nëse për dy ditë radhazi indeksi i ndotjes nuk kalon vijën e kuqe.

Qyteti i Shkupit në vazhdueshmëri po merr masa në lidhje me ndotjen e ajrit. Për momentin ende po presim numrat zyrtarë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në fuqi do të hyjnë masat e paralajmëruara sapo të marrim konfirmim zyrtar se janë tejkaluarvijat e kuqe të ndotjes, respektivisht 200mg/m3, dy ditë me radhë”- thonë nga Komuna Qender. 

Qytetarët e anketuar nga Alsat, thonë se zjarret në të hapur dhe makinat janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit.

Ajri vërtet është I ndotur por mua nuk po më pengon për momentin. Do ti kisha rekomanduar Qytetit të Shkupit ti largojë makinat e vjetruara”.

Jam i vetëdijshëm që asgjë nuk mund të bëhet përnjëherë dhe askush mos ta pres këtë, me dekada janë bërë lëshime dhe kjo nuk mund të përmirësohet menjëherë. Fillimisht duhet të rregullohet ngrohja nëpër shtëpitë e qytetarëve dhe pastaj të rregullohet problemi i makinave”.

Nuk është fare lehtë por çfarë të bëjmë. Ndjejmë vështirësi në frymëmarrje, ndjehet një erë e rëndë dhe kjo sigurisht vjen nga zjarret e hapura”.

Nuk është e vërtet se po ndotet ajri nga djegia e druve, edhe dikur jemi ngrohë me dru dhe nuk kishte ajër të ndotur. Shiko sa shumë makina ka, këto e ndotin ajrin”.

Javën e fundit të vitit që lamë pas, Qyteti i Shkupit vetëm dy ditë aktivizoi masat kundër ndotjes së ajrit duke ju mundësuar qytetarëve të shfrytëzojnë transportin publik falas. Ndër masat tjera që kohë më parë u paralajmëruan nga qyteti I Shkupit në rast të ndotjes enorme të ajërit janë: ndalimi I punimeve ndërtimore, fabrikat e mëdha të reduktojnë procesin e prodhimit deri në 50 %, vendosjen e filtrave nëpër vende të caktuara si dhe pastrimin e rrugëve. Ndryshe, prej sot u aktivizua edhe një masë tjetër që do të ndihmojë në përmirësimin e ajrit, ndalesa e qarkullimit të makinave që bëjnë shpërndarjen e mallrave nëpër firma dhe atë nga ora 7 e 30 në mëngjes deri në orën 18 mbrëmje. Kjo ndalesë do të vlejë deri më 31 mars të vitit 2018./alsat-m