Pascal Radermaher nuk ndihet keq, se jeta e tij ka marr kah të kundërt. Gjermani këto ditë ka pushtuar kopertinën e revistës “Playboy” me poza mjaft provokuese.

Pascal është në të vërtetë Giuliana Farfalla, një model transgjinor i njohur me paraqitjet në reality shout e ndryshëm.

Kryeredaktori i revistës Florian Boitin thotë, se ajo është “një shembull i mrekullueshëm i një lufte për të drejtën rreth identitetit”.

“Ky veprim është në përputhje të plotë me traditën e të ndjerit, themeluesin e revistës Hugh Hefner”, tha Boitin.

Farfalla tashmë është e njohur në Gjermani si pjesëmarrëse në programin televiziv të Heidi Klumit.

Ajo ndërroi gjininë përmes ndërhyrjeve kirurgjike në moshën 16-vjeçare. “Jam shumë krenar për atë që po ndodh në këtë faqe të parë”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Farfala.

Numri më i ri i revistës “Playboy” do të jetë i disponueshëm nesër në të gjithë Gjermaninë.