Një zyrtar i komunës Kanj-sir-Mer në alpet franceze, ka refuzuar t’i kurorëzojë një çift për shkak të dallimit të madh në moshë prej hiq më pak se 42 vite, ku dhëndri është 80-vjeçar kurse nusja 38.
Martesa është shtyrë, kurse kërkesat i është dërguar gjykatës, shkruan e përditshmja franceze Nis-Maten, transmeton Telegrafi.

Zyrtari komunal ka marrë këtë vendim të pazakontë bazuar në dallimin e madh në moshë të dyshes, duke”dyshuar në sinqeritetin e qëllimet e kësaj martese”.

Jean-Claude, 80-vjeç dhe Debora, 38, janë në lidhje tash e dy vite, por atyre do t’ju duhet të presin verdiktin e gjykatës lidhur me martesën e tyre, që do të nevojiten të kalojnë të paktën 2 muaj.