Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, lidhur me stadiumin e Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ahmeti ka thënë se “stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e heq prej procesit të privatizimit sepse nuk është ndërmarrje shoqërore”.

Postimi i Ahmetit:

“Ministri Gashi duhet me e dit që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e heq prej procesit të privatizimit sepse nuk është ndërmarrje shoqërore. Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën”, ka shkruar Ahmeti