Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Musa Sabedini se është kanosur nga drejtori i urbanizmit në komunën e Gjilanit Valon Shefkiu.

Gazetari Sabedini ka bërë të ditur se është kërcënuar pas një shkrimi që ka të bëjë me punën e drejtorit Shefkiu, të publikuar në portalin Rajoni Press.

AGK merr vesh se zyrtari i komunës së Gjilanit sot është arrestuar nga policia dhe është në mbajtje. AGK mirëpret reagimin e shpejtë të policisë dhe kërkon nga mekanizmat ligj-zbatues që ta trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këtë rast ndërsa kërcënuesi ta marrë dënimin e merituar.