Dy aeroplanë luftarakë të forcave ajrore të Britanisë janë urdhëruar që të ngritën urgjentisht dhe të ndërpresin trajektoren e fluturimit të dy aeroplanëve bombardues rusë, të cilët ju afruan hapësirës ajrore të Britanisë. Aeroplanët luftarakë të tipit “Tajfun” u ngritën nga baza ajrore Losimaut në Skoci. Një zëdhënës i forcave ajrore konfirmoi se ishte aktivizuar alarmi dhe se aeroplanët britanikë kanë fluturuar në drejtim të aeroplanëve rusë.

Aeroplanët britanikë me shpejtësi arritën deri te zonat e interesit britanik dhe ja ndërprenë trajektoren e fluturimit aeroplanëve rusë. Një zyrtar tha se forcat ajrore të Britanisë fillimisht për lëvizjen e aeroplanëve rusë u njoftuan nga shtetet mike, e më pas u mor vendimi që të nis aksioni i aeroplanëve britanik. Megjithatë, ky zëdhënës qartësoi se aeroplanët rusë në asnjë moment nuk kanë hyrë në hapësirën ajrore të Britanisë.