Zëvendës ministri i Arsimit Arbër Ademi, ka komentuar miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Kuvend, duke e cilësuar atë si një të arritur të madhe demokratike në Maqedoni.

“Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi është një arritur e madhe demokratike, duke përmbyllur kështu çështjen e vetme legjislative të mbetur nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe duke tërhequr me këtë rast një trajektore pozitive ndër-etnike”, shkruan Ademi në facebook./TS.mk

 

.