Pavaraësisht raportimeve se Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë, duket se kjo nuk është e vërtetë.

Burime pranë çifti kanë konfirmuar se Jenner dhe Scott që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku nuk janë ndarë.

Çifti janë në lidhje qysh nga muaji prill i vitit 2017 pasi 20 vjeçarja Jenner është ndarë nga Tyga, i dashuri i saj prej gati tre vjetësh në një lidhje dhe ndarje.

Jenner gjatë kësaj kohe që është shtatzënë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe poashtu nuk është parë as në fotografitë e famshme të familjes së saj që zakonisht i realizojmnë për Krishtlindje.

Megjithatë, pavarësisht që mungoi në fotografitë familjare, Jenner u pa në ngjarjen e përvitshme që e ëma e saj, Kris Jenner organizon për festën e Krishtlindjeve.

“Kylie dukej mrekullueshëm por nuk donte shumë vëmendje”, ka thënë një burim për revistën People duke shtuar se ylli dëshiron që shtatzënia e saj të jetë larg syrit të mediave dhe publikut.

Pavarësisht që tashmë dihet se Jenner është shtatzënë, ajo nuk e ka bërë publike një gjë të tillë asnjëherë.

“Ajo nuk do të flasë publikisht për shtatzëninë e saj derisa të lindë. Ajo nuk do të bëjë asnjë paraqitje publike, thjesht dëshiron ta shijojë këtë kohë”, ka thënë një tjetër burim afër saj.