Nga Skënder MULLIQI

Deri me sot patem disa zgjedhje locale dhe zgjedhje qendrore të cilat zgjedhje qytetareve të Kosovës nuk u sollën shumë të mira. Dhe , shtrohet pyetja logjike ;Se a ja vlen dalja në zgjedhje , ose pse kurrë në zgjedhje nuk dolën as 50 përqind të atyre të cilët paten të drejtë vote?Kjo pyetje kërkon analizë dhe zberthim të gjerë nga partite politike , organizatave jo qeveritare të cilët merren me analiza politike etj .

Më në fund të merret nisma për debate se a duhet dalë në zgjedhje apo edhe  duhet bojkotuar ato , pas gjithë këtyre deshtimeve të partive shtetëformuese në zhvillm dhe mirëqenje të përgjithshme ?Nese shikohet interesi actual  i partive politike, këto do të bëjnë thirrje për dalje në zgjedhje .Po kurrë sa duhet nuk I realizuan premitimet e dhëna para elektoratit.Kurrë  nuk krijuan kushte as rrethana të volitshme dhe as  nuk krijuan vullnet qytetarë për dalje masovike në zgjedhje .Edhe pse zgjedhjet në përgjëthësi u cilësuan si të rregullta dhe demokratike , nuk ishte krejt ashtu.Nuk patem as opozitë të fortë  e cila do ta kontrollonte ashtu si duhet punën e pozitës.

Nuk po kemi reformë zgjedhore ,së një reformë e tillë sigurisht së bie ndesh më interesat e grupeve të fuqishme të partive politike  .Askush deri më sot nuk mori përgjëgjësi për gjitha dështimet në politikëbërje , në stagnim të zhvillimit ekonomik dhe në stagnim të proceseve demokratike . Institucionet e shtetit duhet të drejtohen  më shumë nga profesionistët .Me këto vendime të deri tashme të kësaj kaste politike nuk mund të jemi të kënaqur dhe as që mund të presin së do të respektohet e drejta qytetare .E krijuam Agjensionin Antikorrupcion por qe nuk ishte efikas nga ndërhyrja e politikës.Edhe shumë medie nuk I përmbushen standardet profesionale dhe  etikën elementare .

Edhe disa televizione private u  sollen  më shumë si tifozeri  jashtë  kritereve  profesionale. Institucionet ishin ato të cilat krijuan opinione të caktuara në medie duke ndikuar kështu edhe në rezultatet zgjedhore . Sistemi actual zgjedhor nuk na solli diqka të mirë , nuk solli në pushtet njerëzit  sa duhet të përgatitur për sfidat e sistemit shumë partiak pluralist  .Pa lista të hapura dhe pa shumë zona zgjedhore nuk ka mundësi që qytetarët ti zgjedhin njerëzit në të cilët kan më shumti besim , të cilët do ti mbronin interesat e tyre pa dallime partiake  .Pa lisita të hapura më duket  mua nuk do të kemi institucione shumë  kredibile në Kosovë.

Qytetarët duhet ta ken mundësin që mos tia japin besimin atyre të cilët nuk I përmbushën interesat e tyre .Këtë  gjë e bën të mundur listat e hapuara.Kosova sigurisht do të ishte shumë më shumë e zhvilluar .Deri atëherë kur qytetarët nuk e kan fuqinë e duhur vendimarrese e cila edhe u takon sipas kushtetutës , deputetet dhe nëpunësit  partiak e shtetëror nuk do të frikësohen nga sovrani –popull, dhe do të sillen dhe do të veprojnë më gjuhën poltroniste.

Sistemi zgjedhor do të duhej të ndryshohet për të mirën e këtij vendi.   Nese nuk sigurohen kushtet optimale për zgjedhje korrekte dhe demokratike , atëherë për qka na shërbëjnë  zgjedhjet ?Kur nuk bëhën reformat e nevojshme për ti kontrolluar partitë politike , atëherë edhe zgjedhjet nuk kan  shumë kuptim.

Sigurisht se reforma zgjedhore kërkon kohë, dije dhe mund .Do  të  ishte mirë të plotësohen kushtet optimale për dalje në zgjedhje, sepse vëtem kështu bëhët gara interesante, dhe zgjedhjet nuk mund  të konsiderohen paraprakishte si  zgjedhje të humbura dhe humbje e kohës.