Fenomen i fundvitit ishin motrat e Aida Doçit, të cilat mahnitën me zërin e tyre.

Ishte Aida ajo që i hapi Argjentës e Vanesës portat e estradës fal punës së saj, e cila po vazhdon të jetë tejet aktive.

Me datën 17 ajo do të filloj xhirimet e klipit me produksionin Max Production.

Kënga “ A m’ke harru” është shkruajtur nga Diamond Sinanaj, muzika është prodhim i Bini Nebihut derisa orkestrimi i është besuar Arti Rec.

Kënga vjen në stilin baladë dhe pritet të lansohet pas datës 22 të këtij muaji.