Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO- DPMNE dhe BDI. Sipas disa mediave, bëhet fjalë për kreun e LR-PDSH, Ziadin Sela.
“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO- DPMNE -së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan atëkohë burime partiake që
janë të njohur me këtë ngjarje.
Paratë janë ofruar nga VMRO -DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë protagonist i politikës shqiptare për të arritur qëllimin që Sela të përfshihet në Qeverinë e shpëtimit të klanit të Gruevskit. Pas këtij vendimi refuzues, kreu i ASH-së, u vendos në shënjestër të deklaratave linçuese nga selia e VMRO-DPMNE-së.