Një shqiptari ka humbur jetën ditën e sotme në një spital në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se 19-vjeçari ishte gjetur i shtrirë në trotuar në qytetin Gargalianoi të premten e kaluar.

Por pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë të riun në një spital në Athinë, ai ka vdekur ditën e sotme.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa duke parë dëmtimet në kokë që kishte marrë 19-vjeçari, dyshohet se mund të ketë rënë nga një lartësi. Policia greke ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.