Para Kuvendit të Maqedonisë është mbledhur një grup i vogël qytetarësh të cilët janë duke protestuar, bën të ditur Makfax.

Sipas kësaj agjencie, protestuesit janë duke kundërshtuar votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, që para pak çastesh është miratuar me 69 vota ”për”.

Ky ligj ishte kundërshtuar edhe më herët nga OBRM-PDUKM-ja dhe gjatë protestave të ”Tvërdokorni”, të cilat kulmuan me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë.