Teksa mesfushori turk u transferua në vendlindjen e tij, le t’i hedhim një sy blerjeve më të dështuara të historisë së katalanasve.

#1 Arda Turan

Turku mbërriti për 34 mln euro nga Atletico Madrid por duhet të priste gjashtë muaj të aktivizohej pasi katalanasit ishin pezulluar nga FIFA. 30-vjeçari bëri vetëm 55 paraqitje, secila i ka kushtuar klubit 1 mln euro nëse do t’i shtonim rrogën shumës së paguar nga Barcelona. Këtë sezon nuk luajti asnjë ndeshje të vetme dhe si përfundim u rikthye në vendlindje.

#2 Dmytro Chygrnskiy

Një blerje e çuditshme e Barcelona-s në 2009, Chygrynskiy kaloi vetëm një sezon te katalanasit, dhe ishte një sezon zhgënjyes për ukrainasin. Barça pagoi 25 mln euro për qendërmbrojtësin dhe ndeshja e tij e fundit ishte finalja e humbur e superkupës kundër klubit katalanas që iu bashkua më vonë. Ai bëri vetëm 14 dhe u shit 15 mln euro te Shakhtar në 2010 – megjithëse Pep Guardiola donte që ai të qëndronte.

#3 Alex Song

Në verën e 2012, Barcelona ishte në kërkim të një lojtari që operonte mes mbrojtjes dhe mesfushës, por që mund të luante edhe qendërmbrojtës. Dhe pasi nuk donte të shpenzonte 40 mln euro për Javi Martinez i cili shkoi te Bayern, Barça mori Alex Song nga Arsenal. Gjithsesi ai ishte një dështim pasi nuk i përshtatej lojës së katalanasve. Pas dy sezoneve ai u largua për te West Ham.

#4 Alex Hleb

Hleb iu bashkua Barça-s për 17 mln euro në 2008 megjithëse bëri shumë paraqitje me ekipin e parë për klubin, ai nuk luajti ndonjë rol të rëndësishëm në vitin e tripletës. Mesfushori bjellorus shkëlqeu te tre sezonet e luajtura tek Arsenal, por 36 paraqitjet e tij te Barça u harruan shumë shpejt. Më pas ai shkoi te Stuttgart, Birmingham dhe Wolfsburg.

#5 Kerrison

Kerrison iu bashkua Barcelona-s nga Palmeiras për 14 mln euro në 2009, por sulmuesi nuk arriti të bënte një paraqitje të vetme nga minuta e parë për klubin. Sulmuesi më pas u huazua te Benfica, përpara se të kalonte periudha te Fioprentina, Santos, Cruzeiro dhe Cortiba. Në 2014 ai u largua nga Barça dhe aktualisht luan për Londrina në vendlindje.

#6 Emmanuel Petit

Emmanuel Petit ishte një sukses i madh tek Arsenal i Arsene Wenger, por ai nuk u përshtat siç duhet te Barcelona pas kalimit të tij me vlerë 14 mln euro. Francezi iu bashkua katalanasve bashkë me Marc Overmars në 2000, por e ka cilësuar si gabimin më të madh të karrierës kalimin në Spanjë, duke pretenduar se nuk merrte vesh as pozicionin që duhet të luante te Barça. Edhe pas largimit një sezon më pas, ai nuk ishte më i njëjti as te Chelsea.

#7 Geovanni

Shumë brazilianë fantastikë kanë luajtur te Barcelona gjatë historisë së klubit por Geovanni nuk arriti të përmendej në të njëjtën fjali me Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho apo Neymar. Si një rekrut 18 mln euro nga Cruzeiro në 2001, mesfushori i avancuar bëri 50 paraqitje në dy sezone por nuk bindi dhe si pasojë u shkarkua te Benfica. Më pas ai luajti edhe te Manchester City dhe Hull në Premier League.

#8 Fabio Rochemback

Braziliani Rochemback u ble nga Barça për të zëvendësuar Pep Guardiola-n, pra pritshmëria ishte shumë e madhe për të. Ai as që nuk iu afrua. Paraqitjet e tij ishin zhgënjyese dhe ai ishte shumë larg nivelit të Pep, i cili ishte transferuar te Brescia. Si pasojë Rochemback u largua për te Sporting CP, përpara se të kalonte tre sezone te Middlesbrough në 2005.

#9 Henrique

Henrique ishte pjesë e klubit nga 2008 deri 2012, periudha më e suksesshme e historisë së klubit teksa fitoi 14 trofe nga 19të mundshmit nën drejtimin e Pep Guardiola-s. Gjithsesi qendërmbrojtësi i blerë 8 mln euro nga Palmeiras nuk pati asnjë ndikim. Ai nuk bëri asnjë paraqitje përpara se të huazohej tri herë radhazi te Leverkusen, Racing Santander dhe Palmeiras. Aktualisht ai luan te Fluminense.

#10 Vitor Baia

Baia konsiderohej një nga portierët më të mirë të Portos, por ai kishte dy sezone problematike midis 1996 dhe 1998 pas transferimit 6.5 mln euro. Disa gabime në sezonin e parë bënë që Van Gaal të humbte besim tek ai. Në verën e 1998 ai u rikthye te Porto dhe arriti të fitonte disa tituj të tjerë në Portugali – duke përfshirë Champions League në 2003/04 nën drejtimin e Mourinho-s.