Diego Simeone e ka konfirmuar se Diego Costa dhe Vitolo do të debutojnë në Copa del Rey

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se dy lojtarët e transferuar gjatë verës së kaluar Diego Costa dhe Vitolo do të debutojnë ndaj Lleida.

Atletico nesër do të takohet me Lleida në kuadër të Copa del Rey, në kuadër të 1/8 së finales.

“Të dy, Diego dhe Vitolo janë të gatshëm për të qenë pjesë e skuadrës dhe të dy do të ftohen për ndeshjen ndaj Lleida”, tha Simeone gjatë konferencës për media.

Costa u transferua nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar, ndërsa Vitolo nga Sevilla, por nuk kishin të drejtë loje, për shkak se Atletico ishte e dënuar nga FIFA.