Oficeri gjerman Friedrich Lengfeld vdiq në fushën e minave në vitin 1944 gjatë luftimeve të ashpra në mes të pyjeve Hürtgens. Atij ndjeu keqardhje për një ushtar të plagosur amerikan dhe vendosi ta ndihmonte.

Në fakt, më 12 nëntor 1944, po zhvillohej betejë e ashpër ndërmjet forcave amerikane dhe atyre naziste.

Pas një sulmi të dështuar në tokën e askujt u gjet një ushtar i plagosur amerikan. Gjermanët e vërejtën se diçka po lëviz, por vendosën të mos shtien. Ushtari i plagosur amerikan po kërkonte ndihmë. Bashkëluftëtarët e tij nuk kishin guxim t’i vinin në ndihmë për shkak të zjarrit të armëve, derisa gjermanët menduan se ky ishte një kurth i amerikanëve, transmeton KosovaPress.

I plagosuri vazhdoi të kërkojë ndihmë, madje kaluan orë të tëra dhe ai ende dëgjohej duke thirrur për ndihmë. Atëherë, Lengfeld (23) vendosi të ndërmarrë diçka.

Njeriu qëndronte shtrirë në dhimbje të tmerrshme dhe ai vendosi t’i dalë në ndihmë. Me vetëdije iu nënshtrua rrezikut.

Mori çantën e ndihmës së parë dhe shiritin ku qartë shihej shenja e kryqit të kuq. Ai ua shpërndau shiritat tjerë të njëjtë bashkëluftëtarëve të tij dhe i urdhëroi që ta ndjekin. Së pari, vëzhguan terrenin dhe me flamur të bardhë të ngritur lart, oficeri gjerman u nis drejt ushtarit të plagosur amerikan.

Por, 40 metra para se t’i afrohej, ra në minë. Ushtarët e tij e kthyen trupin e tij mbrapa dhe u munduan t’ia shpëtojnë jetën, por ai ndërroi jetë disa orë më vonë.

Identiteti i ushtarit të plagosur amerikan mbetet anonim. Pas përfundimit të luftës, amerikanët morën vesh për trimërinë që bëri i riu Friedrich dhe vendosën t’i ngritin një përmendore. Këtë e bënë veteranët e divizionit 22 të këmbësorisë amerikane në vitin 1994.

Aty shkruan: “Nuk ka më shumë dashuri se sa kur njeriu jep jetën e tij për armikun. Në përkujtim të oficerit Friedrich Lengfeld nga Divizioni 275 i Këmbësorisë. Këtu në Hürtgens Forest, më 12 nëntor 1944, oficeri gjerman, Lengfeld, dha jetën duke u përpjekur për të shpëtuar jetën e ushtarit amerikan të plagosur, i cili ishte shtrirë në fushën e minave të Wilde Sau dhe u lut për ndihmë”.