Në baraka komplet të rrënuara, pa ujë, shpesh pa rrymë, e në temperatura të ulëta, banorët e Plemetinit të Obiliqit i zuri edhe Viti i Ri 2018.

Banorët thonë se nuk kishte festë për ta, madje se nuk po kanë as ushqim.

I zhgënjyer, Kader Ajeti thotë se askush nuk u interesua për ta. Thekson se është i lodhur nga kjo gjendje e mjerueshme, ku më shumë janë të uritur se sa të ngopur.

Këta banorë po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.