Pas përleshjeve të raportuar mes lojtarëve të Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në tunelin e “Old Trafford” menjëherë pas derbit të Mançesterit, Federata e Futbollit e Anglisë (FA), ka konfirmuar sot se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ndaj klubeve të lartpërmendura.

Në një komunikatë të FA-së për incidentin në tunel pas derbit të Mançesterit më 10 dhjetor, thuhet: “Pas rishikimit të provave të ofruara nga klubet dhe dëshmitarët e pavarur të rastit, FA nuk do të ndërmarrë asnjë veprim formal”, transmeton Express.

Pas derbit, u raportua se lojtarët e të dy skuadrave u përleshen në tunel dhe zhveshtore. Gjyqtari i ndeshjes, Michael Oliver nuk ishte dëshmitar i incidentit dhe nuk dorëzoi asnjë raport për këtë, por FA vendosi ta hetojë rastin.