Joaquin Sanchez e ka zgjatur kontratën me Betisin për edhe dy vite tjera.

Kapiteni njoftoi vetë për zgjatjen e kontratës me Betisin përmes një videoje të postuar sot në mëngjes, transmeton Express.

Ai do të mbetet në Betis deri në qershor të vitit 2020, pas përmbylljes së negociatave që kanë vazhduar gjatë disa muajve të fundit.

Joaquin gjithmonë e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund karrierës në Betis.