Pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut, Haki Rugova i LDK-së ka dalë fitues. 

Në QNR tashmë ka përfunduar numërimi i 510 votave sa ishin gjithsejtë, dhe nga këto vota rezultati përfundimtar është 10033 vota për Haki Rugovën kurse 10019 vota për Gani Dreshajn e AAK-së. Diferenca mes Rugovës dhe Dreshajt është vetëm 14 vota, raporton Telegrafi.

Mbrëmë pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, fitues kishte dalë Gani Dreshaj i AAK-së me 50.1% kurse Haki Rugova kishte 49.9%, mirëpo ky rezultat tashmë u përmbys.