Zv/ministri për Transport dhe Lidhje, Remzi Mehmedi thuhet se nuk i dilet prej qeverie. Siç mësohet jozyrtarisht është funksionari i ASH-së i cili më së tepërmi është prekur se më nuk do të jetë pjesë e qeveriës pasi ka qenë rahat dhe mirë në këtë post.
Ndryshe sot funksionarët e ASH-së në mënyrë kolektive sot do të deponojnë dorëheqjet në Qeveri.
Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria vjen pak ditë pas votimit të ministrit të Shëndetësisë nga radhët e LSDM-së, dikaster të cilin deri para zgjedhjeve lokale e drejtonte Aben Taravari i Aleancës për Shqiptarët.
Në këmbim të Shëndetësisë, Zaev i ofroi subjektit të Selës zv/Kryeministrin për zbatimin e reformave, por i pari i Aleancës këtë organ e kryqëzoi si zëvendëskryeministri për byrek dhe për të njëjtën tha se duhet ta udhëheq BDI-ja. Pas vendimit për të dalë nga qeveria, Sela tha se do të mbështesin ligjet dhe reformat e nevojshme për në BE.