Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika, sot ka vazhduar me takimet e rregullta koordinuese me përfaqësuesit e ekzekutivit.

Në këtë takim të rradhës është biseduar për reformat në administratë, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në gjithë nivelet, avancimin e nëpunësve admninistrativ shqiptar, shpërndarjen e administratorëve, themelimin e Ansamblit të këngeve dhe valleve burimore shqipe si dhe temat tjera aktuale.

Në këto takime marrin pjesë ministra, zëvendësministra dhe sekretarë shtetëror nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.